Rreth nesh

/
mobileri luart durres
Nga duart e vëllezërve Luart, në zemrën e shtëpisë suaj.

Mobileri Luart lindi si frymëzim i dy vëllezërve, Luanit dhe Artanit, të cilët bashkuan pasionin për punimin e drurit, dizajnin e interierit dhe përkushtimin ndaj cilësisë. Emri LUART mban në vetvete simbiozën e dy themeluesve – një premtim familjar për saktësi, përkujdesje dhe stil në çdo detaj. Prej vitit 2005 në tregun shqiptar, e veçanërisht si pikë referimi në qarkun e Durrësit, ne krijojmë hapësira komode, praktike dhe funksionale që i përshtaten plotësisht stilit tuaj të jetesës.

Mobileri Luart merr përsipër zgjidhjen e plotë të mobilimit për hotelin, shtëpinë, vilën apo zyrën tuaj. Ne ofrojmë punime të personalizuara që përshtaten fiks me përmasat dhe shijen tuaj, duke sjellë realitet elegancën dhe komoditetin që kërkoni në çdo hapësirë.

Eleganca dhe finesa vijnë tashmë me çmime optimale për çdo buxhet. Salloni ynë i ekspozitës ndodhet buzë rrugës nacionale Durrës-Shijak, përballë kantinës “Gjergj Kastrioti”, ku mund të shihni nga afër modelet tona të salloneve, kolltuqeve dhe punimet e tjera ekskluzive të realizuara me porosi.

"Mos prit që shtëpia të vjetërohet për t'i dhënë jetë. Jepi ambientit tënd freskinë, elegancën dhe komoditetin që meriton sot !"

Çfarë e bën ndryshimin te Mobileri Luart?

Estetika & Ndriçimi

Estetika & Ndriçimi

Arkitektura e brendshme
Detajet minimaliste

Detajet minimaliste

Mjeshtëria në përpunim
Komforti & Eleganca

Komforti & Eleganca

Atmosfera relaksuese
Saktësia & Funksionaliteti

Saktësia & Funksionaliteti

Shfrytëzimi i hapësirës

Type your paragraph here

Gati për të realizuar mobiljet tuaja?

Na kontaktoni sot për të marrë një konsulencë falas dhe për të planifikuar matjet në ambientin tuaj.

Si e realizojmë projektin tuaj?

Nga ideja e parë deri te montimi përfundimtar, një proces i qartë dhe me përkushtim në çdo hap.

01

Konsulencë & Ideim

Diskutojmë dëshirat tuaja, zgjedhim stilin, ngjyrat dhe materialet më të përshtatshme për shtëpinë tuaj.

02

Matje me Saktësi

Vijmë në ambientin tuaj për të marrë dimensionet ekzakte, duke garantuar shfrytëzim maksimal të hapësirës.

03

Prodhim me Porosi

Përpunojmë drurin dhe materialet me teknologji moderne dhe kujdes artizanal për jetëgjatësi maksimale.

04

Montim & Asistencë

Transportojmë dhe montojmë çdo pjesë në shtëpinë tuaj me pastërti, kujdes dhe saktësi absolute.

1

Free delivery

Orders from all item.

2

Secure payment

100% Secure payment.

3

24/7 Support

Dedicated support.

4

Member discount

On every order over $120.